Neymar në merkato? Al-Khelaifi sqaron të gjithë situatën dhe paralajmëron ekipin
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 23 June 2022
Në verën e vitit 2017, Neymar zbarkoi në Paris si një “yll” dhe me statusin e një prej lojtarëve më të mirë në botë, por tani gjërat kanë ndryshuar.
Në fundin e sezonit, Mbappe rinovoi kontratën me PSG dhe klubi nënkuptoi menjëherë së projekti ka të bëjë me sulmuesin francez dhe jo me Neymar apo Messi. Por, nëse flasim për brazilianin, rëndësia e tij tashmë pothuajse është e papërfillshme sepse ajo është zbehur me kalimin e kohës, nga rendimenti jo i mirë, dëmtimet, polemikat jashtë fushës dhe në fund Mbappe.
Në një intervistë, presidenti i parizienëve, Al Khelaifi lëshoi disa sinjale të drejtpërdrejta për Neymar, por edhe për të tjerë, duke lënë të kuptohet se me përjashtim të Mbappe, të tjerët janë të gjithë të prekshëm në këtë skuadër.
“Ne duam lojtarë që e duan klubin, që duan të luftojnë dhe që duan të fitojnë. Ne duam që ai mentalitet të përhapet në të gjithë klubin, deri te moshat. Ajo që mund të them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar, shumë më shumë. Të gjithë duhet të jenë 100%. Natyrisht, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të shkuar larg dhe për të realizuar çdo objektiv, por sezonin e ardhshëm objektivi është i qartë, të punojmë çdo ditë me 200% e secilit lojtarë dhe të fitojmë gjithçka”,-deklaroi ai.
Megjithatë, këto fjalë nga Al-Khelaifi nuk përbëjnë rrezik për Neymar. Në fakt, braziliani, ka një klauzolë deri në verën e vitit 2025 dhe për momentin asnjë klub nuk ka bërë tentativa për blerjen e tij, kjo dhe për faktin tjetër, se Neymar kërkon një pagë shumë të lartë.
Realiteti gjithashtu tregon edhe diçka tjetër, që, braziliani, po përjeton një nga momentet më kritike të karrierës së tij në Paris. Gjithsesi, në orët e fundit ka pasur zëra, deri diku pa shumë zhurmë, që PSG është e gatshme të bisedojë me çdo klub që interesohet për ish-in e Barcelonës dhe kjo me pak fjalë mund të përkufizohet si një krisje totale midis palëve. Vera dhe merkato sapo ka nisur dhe tani e ardhmja e Neymar në Paris është e pasigurt.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...