Sport

Neymar me mesazh emocionues pas largimit të Messit

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 05 June 2023

Neymar dhe Messi e kanë një shoqëri që rrallë shihet në futboll.

Dikur si bashkëlojtarë te Barcelona, fituan gjithçka çka fitohet, shkruan Gazeta Express.

E më pas, ata u ribashkuan për dy sezone edhe te PSG, por tani rrugët e tyre u ndanë sërish.

-Advertisement-

Neymar ka postuar një mesazh shumë emocionues pas largimit të Messit nga “Parku i Princave”.

“Vëlla.. nuk na doli ashtu siç e menduam por u munduam më të mirën. Ishte kenaqesi te ndaja edhe 2 vite me ju. Suksese në etapën tuaj të re dhe qofsh i lumtur. Të dua”, shkroi Neymar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera