Sport

Neymar i bindur për të ardhmen, habit edhe vetë PSG

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 21 February 2023

Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris, edhe në qoftë se miku i tij më i mirë Lionel Messi largohet nga klubi në verë. Ylli brazilian ka një kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri në vitin 2027 dhe pavarësisht se drejtuesit e klubit duan ta “heqin qafe”, është vetë lojtari që preferon qëndrimin në “Parc des Princ”.

Mediat franceze bëjnë me dije vendimin e 31-vjeçarit dhe këto raportime vijnë menjëherë pasi në mediat botërore në ditët e fundit është përfolur së tepërmi e ardhmja e brazilianit.

Klubi më i interesuar mbetet Chelsea. “Blutë e londrës” bënë shpenzime marramendëse në merkaton e janarit dhe në verë dëshirojnë të kryejnë një tjetër goditje “big” në Premier League. Paris Saint Germain vendosi edhe çmimin e Neymar. “Parizienët” janë të gatshëm ta lënë të lirë për shumën e 60 milionë eurove, por mesa duket do të jetë e vështirë për ta hequr qafe, nisur edhe nga paga e lartë që përfiton 31-vjeçari, pasi asnjë klub nuk mund t’i ofrojë të njëjtën shumë që ai merr te PSG.

-Advertisement-

Së fundmi, kampionët e Francës u rikthyen te fitorja pas një mini krize që kaluan, ndërsa në fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje vendimtare në Ligue 1 përballë Marseille.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera