Neuer: Nuk patëm fuqi sulmuese, ja si ma punoi Mane te goli

Autori: Gazeta inFokus
09:59 | 14 March 2019
Drejtim, kontroll, rrotullim, finalizim. Ky është goli i bukur i Sadio Mane, që e shtyu Liverpool-in drejt fitores 3-1 ndaj bavarezëve në “Allianz Arena”, duke siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi i “Reds” ishte “klinik” në ekzekutimin e tij, dha një tjetër dëshmi se Manuel Neuer nuk është në lartësinë e emrit.
Në minutën e 27-të, Neuer ishte “jashtë loje”. Duke u endur jashtë zonës, Mane e mashtroi bukur dhe e dërgoi topin në rrjetën e tij të zbrazët. Sidoqoftë, portieri Neuer e çliroi veten nga fajësia në intervistën që dha pas ndeshjes, duke treguar se dominoi aftësia e Mane mbi nxitimin e tij për të dalë nga porta.
“Unë mund t’i kuptoj njerëzit, kur thonë se dalja ime ishte e gabuar, por Mane bëri me të vërtetë mirë, – tha portieri i Bayern Munich për “Sky Germany”. – Doja ta bllokoja Mane, por ai bëri një punë të shkëlqyer. Tentova ta mbyllja rrezen e tij, më pas bëri atë lëvizjen mashtruese me trup. Nuk e prisja që do ta kontrollonte topin aq mirë. Ishte e qartë që do të vendosesha në një situata një kundër një, kështu që vendosa që të dilja menjëherë”.
Në realitet, finalizimi i mirë pas një veprimi të mrekullueshëm i Mane ishte i mundur vetëm për shkak të vendimmarrjes së gabuar të Neuer. Ky i fundit nuk e konsideron fitore të pamerituar atë të “Reds”: “Ne nuk kishim fuqi në sulm, krijuam pak raste për shënim. Pra, nuk e rrezikuam shumë kundërshtarin. Rezultati është i drejtë, edhe më dhemb ta pranoj. Nuk na mungonte motivimi, të gjithë mezi e prisnim këtë ndeshje. Pasi shkuam 1-1 duhej të kishim më shumë vetëbesim. Goli i Van Dijk na preu këmbët”.
The way Neuer just exits the screen ? Man broke his legs pic.twitter.com/4mm9jpK1fn
— Wavy Football (@WavyFootball) March 13, 2019

Të tjera
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...