Netflix synon kufizimin e ndarjes së fjalëkalimeve
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 20 April 2022
Një rënie e papritur e numrit të abonentëve ka bërë që platforma Netflix të konsiderojë ndryshimet në shërbimin që ofron: Reduktimin e ndarjes së fjalëkalimeve dhe krijimi i një abonimi me kosto të ulët të mbështetur nga reklamat.
Ndryshimet që pritet të ndodhin së shpejti janë krijuar për të ndihmuar kompaninë Netflix të rifitojë vrullin që ka humbur gjatë vitit të kaluar.
Platforma Netflix fitoi shumë abonentë në kohën sa shtetet kishin vendosur masa bllokimi për shkak të pandemisë së COVID-19.
Netflix ofron përmbajtje të ndryshme përfshirë: filma, seri, dokumentare, muzikë.
Baza e klientëve të Netflix ra për 200,000 abonentë gjatë tremujorit janar-mars, tkurrja e parë që është evidentuar që kur shërbimi i transmetimit u bë i disponueshëm në pjesën më të madhe të botës jashtë Kinës gjashtë vjet më parë.
Rënia erdhi pjesërisht nga vendimi i Netflix-it për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste kundër luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Kjo rezultoi në humbjen e 700,000 abonentëve.
Netflix parashikoi një humbje prej dy milionë abonentësh të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.
Aktualisht një abonent i Netflix mund të ndajë fjalëkalimin e tij me persona të tjera e të cilët mund të shikojnë përmbajtjen që ofron kjo platformë falas. Kjo pritet të kufizohet.
Për të nxitur më shumë njerëz që të paguajnë për llogaritë e tyre, Netflix tregoi se do të zgjerojë një program provë që ka nisur në tre vende të Amerikës Latine – Kili, Kosta Rika dhe Peru.
Në këto vende, abonentët mund të zgjerojnë shërbimin në një familje tjetër për një çmim më të ulët.
Në Kosta Rika, për shembull, çmimet e Netflix variojnë nga 9 deri në 15 dollarë në muaj, por abonentët mund të ndajnë hapur shërbimin e tyre me një familje tjetër për 3 dollarë shtesë.
Netflix nuk ofroi informacion shtesë se si do të funksiononte një nivel shërbimi më i lirë i mbështetur nga reklamat ose sa do të kushtonte.
Netflix filloi të shkonte në një drejtim të ri vitin e kaluar kur shërbimi i tij shtoi lojëra video pa pagesë shtesë, në përpjekje për t’u dhënë njerëzve një arsye tjetër për t’u abonuar.
Në tremujorin e fundit, Netflix humbi 640,000 abonentë në SHBA dhe Kanada, duke bërë që menaxhmenti të theksojë se pjesa më e madhe e rritjes së tij të ardhshme do të vijë në tregjet ndërkombëtare.
Netflix e mbylli marsin me 74.6 milionë abonentë në SHBA dhe Kanada./REL

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...
































