Nesër nis Seminari i Gjuhës Shqipe, mbi 100 seminaristë pjesëmarrës

Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 14 August 2022
Në dy javët e fundit të gushtit, mbi 100 seminaristë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Këtë vit shënohet edicioni i 40-të, i seminarit, ku do të mbahen ligjërata nga albanologë të huaj e vendor.
Edicioni i sivjetmë do të nis të hënën dhe do të përfundojë me 26 gusht.
Në dy javët e fundit të gushtit, mbi 100 seminaristë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Këtë vit shënohet edicioni i 40-të, i seminarit, ku do të mbahen ligjërata nga albanologë të huaj e vendor.
Edicioni i sivjetmë do të nis të hënën dhe do të përfundojë me 26 gusht.
Drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi tha se nga viti 1974, kur ka nisur të organizohet seminari, është arritur që Prishtina dhe Kosova të shndërrohet në qendër të albanologjisë.
“Edicioni i sivjetmë i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është edicion jubilar i 40-të. Pra, janë dyzet edicione të seminarit që janë mbajtur dhe që do të mbahet sivjet. Është një edicion jubilar dhe në këtë kuptim është një tregues i një tradite tashmë të vendosur të seminarit. Si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e studimeve të albanologjisë, por edhe të mësimdhënies së gjuhës shqipe. Meqë është edicion jubilar, sivjet kemi bërë përpjekje që të ftojmë personalitete të ndryshme, albanologë nga vende të ndryshme të botës të cilët do të jenë pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë”, thotë ai.
Akomodimi i seminaristëve do të bëhet në konviktet e Qendrës Studentore të Universitetit të Prishtinës. Përveç ligjëratave të albanologëve të shquar, do të mbahen dy herë në ditë edhe kurset e gjuhës.
Drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi shton se këtë vit do të shënohet numër rekord i pjesëmarrësve në 40 vjetorin e edicionit, ndërkohë që seminari organizohet tash e 48 vjet.
“Sivjet kemi një interesim jashtëzakonisht të madh, do të kemi një numër shumë të madh të seminaristëve, i cili këtë vit do ta kalojë numrin 100. Kemi më tepër se 100 seminaristë që do të vijnë nga vende të ndryshme. Përveç tyre do të kemi edhe albanologë të huajë dhe vendas që po ashtu do të marrin pjesë në aktivitetet shkencore të seminarit. Pjesëmarrja në këtë edicion të seminarit është shumë e madhe. Do të kemi seminaristë që do të vijnë nga vende të ndryshme të botës, nga qendrat albanologjike që janë në Poloni, Bullgari. Pastaj do të vijnë mysafirë nga Turqia, Holanda, nga Gjermania sivjet do të kemi një numër të konsiderueshëm, Italia, Serbia, Maqedonia”, shprehet ai.
Seminari i Gjuhës Shqipe tashmë është bërë një qendër e studimeve albanologjike, për çka Munishi tregon se në dy javët e fundit të gushtit do të ketë gjallëri në kryeqytet.
“Është një edicion jubilar dhe ne kemi ftuar albanologë prominent që të jenë pjesëmarrës në seminar. Këtë vit do të kemi disa ligjërata shumë të rëndësishme të albanologëve të shquar të huaj dhe shqiptarë. Këtë vit do ta kemi mysafire albanologen e nderuar Irena Saëicka, Artur Karashinski, Ekaterina Tompomanova, Eda Derhemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bardhyl Demiraj dhe natyrisht do të kemi ligjërata nga albanmologë të shquar vendas të Kujtim Shalës, Kujtim Rrahmanit, Rrahman Paçarizit. Këtë vit kemi një numër të konsiderueshëm të ligjëratave”, njofton Munishi.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, do të nis të hënën dhe do të përfundojë më 26 gusht. Hapja e edicionit të 40-të do të bëhet në orën 11:00 në Bibliotekën Universitare.
Ky seminar, i cili është themeluar në vitin 1974, organizohet për studentët dhe studiuesit e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, por edhe për albanologjinë në përgjithësi./KP

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...