Lajme

Nesër nis mësimi, mbi 200 mijë aplikime për libra

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 01 September 2024

Nesër, fillon viti i ri shkollor 2024-2025, ku shumë nxënës do të ulën nëpër banka për të marrë dije.

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha një ditë më parë se dikasteri që ajo e udhëheq i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat.

Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.

-Advertisement-

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, të shtunën tha se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Ajo të shtunën tha gjithashtu, se për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera