Lajme

Nesër mot me diell e vranësira të pjesshme, temperatura deri në 31 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 27 August 2022

Për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë deri në mesatare, nga drejtimi i verilindjes, sipas Institutit Hidrometeorologjik, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera