Lajme

Nesër mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 29 August 2022

Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona.

Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka deklaruar se nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë.

“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”, shkroi ajo në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera