Lajme

Nesër mban mbledhje qeveria serbe, Vuçiqi flet për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 22 January 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do t’i drejtohet publikut në orën 20:00.

Vuçiq nesër në mbledhjen e qeverisë serbe, ka thënë se temë kryesore e seancën do të jenë bisedimet me Kosovën.

Në një video-mesazh të publikuar në Instagram, ai ka thënë se të hënën do të flasë për të gjitha temat dhe problemet që ballafaqohet Serbia.

-Advertisement-

Vuçiq ka theksuar se do t’iu tregoj qytetarëve se çfarë ka folur për Kosovën edhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Serbinë do ta shpëtojmë dhe do ta mbrojmë. Rroftë Serbia”, ka theksuar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera