Lajme

Nesër Kosova mbushet me helikopterë të KFOR-it, zbulohet arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 24 February 2021

Nesër KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën.

Përmes një njoftimi dërguar mediave janë dhënë disa detaje rreth këtij trajnimi.

“Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere. Në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te KB të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera