Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 13 June 2026

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 31.05.2026 ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Miridon Sefer Krasniqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 14.06.2026 (e diel), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek. E pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku familja pret ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirët. Lusim Allahun ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes t’i japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin mortor./

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy