Lajme

Nesër del autopsia për pesë viktimat e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 18 February 2020

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se është angazhuar i gjithë ekipi për të përfunduar nesër autopsinë e pesë viktimave në Gjilan.

Ai tha se sot që nga marrja e lajmit nga policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer të gjitha proceset e nevojshme, njofton Klan Kosova.

“Në orën 13:00 kemi pasë thirrje zyrtare nga policia dhe në orën 14:00 kemi qenë në vendin e ngjarjes deri në orën 19:00 bashkë me Forenzikën. Tash më herët i sollëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

-Advertisement-

“Autopsia do të fillojë nesër në mëngjes sepse janë pesë raste, por do t’i kryejmë nesër bashkë me kolegët tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera