Lajme

“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, ja kush e thotë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 30 January 2023

Pas kërkesës për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, shkruan Gazeta inFokus.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, është shprehur se edhe nëse formohet asociacioni kërkesat nuk do të ndalen dhe kërkesa e radhës do të jeta Republika e Serbisë.

“Fillimisht ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion një-etnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, ka shkruar Hyseni./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera