Lajme

Nëse nuk gjendet një zgjidhje deri në vitin 2024, do të duhet të fillojmë nga fillimi

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 30 December 2022

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ishte ndër të parët që dërgoi një mesazh të tillë, i cili tha se “mbizotëroi demokracia” në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri, por edhe se tani duhet përparim urgjent në dialog.

“Ne mirëpresim udhëheqjen e përgjegjshme të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti”. Shumë faleminderit BE-së, SHBA dhe NATO-s për punën e tyre ekipore”, ka shkruar Borrell në një postim në Twitter, transmeton Paparaci.

I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë dje në një intervistë për “Politico” se, pavarësisht heqjes së barrikadave, mosbesimi është më i madh se kurrë më parë dhe se është e rëndësishme që të mos lindë një krizë e re.

-Advertisement-

“Është e rëndësishme që liderët e Serbisë dhe Kosovës të fillojnë të krijojnë një atmosferë të përshtatshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj se brenda një jave nuk do të përballemi me një krizë tjetër – ose mund ta harrojmë normalizimin”, ka thënë Lajçak, i cili gjithashtu ka theksuar se tani është një kohë e mirë për të zgjidhur çështjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se tani është mundësia – “diku deri në dhjetor 2023 ose në fillim të vitit 2024”, pra para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Nëse gjërat nuk kryhen deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë nga fillimi. Nëse i kthehemi krizës dhe konflikteve, atëherë mund t’i harrojmë afatet”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera