Sport

Nëse do të votonin tifozët, ja kush do ta fitonte ‘Topin e Artë’

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 09 October 2018

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, zhvilloi një sezon të shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League me 32 gola.

Egjiptiani është ndër kandidatët kryesorë për të fituar çmimin e “Topit të Artë”.

Sipas një anketimi në uebsajtin zyrtar të “France Football”, Salah udhëheq me 53 përqind të votave, ndërkohë që pas tij renditet Lionel Messi me 28 përqind.

-Advertisement-

Pas tyre vjen Cristiano Ronaldo me vetëm 5 përqind të votave.

Kujtojmë që lojtari favorit për të fituar këtë çmim prestigjioz është Luka Modric, i cili u shpall fitues edhe i çmimit “FIFA the Best”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera