Sport

“Nëse dalin përgjimet, nuk do shkonim as në Europian”

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 15 May 2017

Një akuzë tepër e fortë ka ardhur nga opinionisti dhe specialisti i futbollit shqiptar Gëzim Sinemati. Në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, duke folur në lidhje me video-skandalin e menaxherit Drini Caushi, që kërkon tolerim nga futbollisti Emiliano Vila për ndeshjen Partizani-Kukësi, Sinemati ka pohuar se në FSHF nuk funksionojnë komisionet disiplinore dhe ata janë artificiale.

Por Sinemati ka shkuar më tej, duke deklaruar se edhe në Europian nuk do të ishim nëse nuk do të kishte manipulim.

“Drejtësia sportive ka vdekur. Nëse do të kishte drejtësi sportive, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur gjëra më të rënda se sa ky përgjimi i Vilës. Nëse do të kishim përgjime të vazhdueshme, Shqipëria nuk do të kishte shkuar as në Europian”, tha Sinemati

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera