Lajme

Nervozohet Xhavit Haliti: Nuk jam argat i Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 18 October 2018

Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është nervozuar teksa po udhëhiqte seancën.

Pas kërkesës së deputetëve për përsëritje të votimit të një mocioni, Haliti ka ngritur zërin duke thënë se askush nuk ka nevojë ta mësoj.

“ Nuk ka nevojë as Kryeministri i vendit e as askush të më mësoj mua, ky ka për ti prezantuar projektligjet ndërsa ne i votojmë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haliti ka shtuar gjithashtu se nuk është argat i Qeverisë.

“Nuk jam argat i Qeverisë e as i askujt tjetër, përkundër Qeveria duhet të respektoj procedurat dhe rregullat që ka parlamenti”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera