Lajme

Nëntë të ndaluar për mashtrim me “Call Center”, aksioni u zhvillua në 7 lokacione në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 23 Tetor 2026

Nëntë persona janë ndaluar nën dyshimin për përfshirje në mashtrime përmes qendrave të thirrjeve (Call Center), ku viktima dyshohet se kanë qenë shtetas të huaj, të cilëve u janë ofruar investime të ndryshme.

Këtë e ka konfirmuar Klan Kosovën,  kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini.

Sipas tij, aksioni policor është zhvilluar gjatë ditës së sotme në shtatë lokacione të ndryshme në Prishtinë.

-Advertisement-

Të ndaluarit dyshohet se kanë përdorur qendra të thirrjeve për të mashtruar shtetas të huaj, duke i joshur me mundësi të ndryshme investimi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me veprimtarinë e dyshuar dhe rolin e personave të ndaluar.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy