Rozë

Nëntë muaj pas lindjes, milionerja zbulon emrin e vërtetë të djalit të saj (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 November 2022

Nëntë muaj më parë, Kylie Jenner, solli në jetë djalin e saj. Deri më sot, ajo kishte vendosur që ta mbante të fshehur emrin e tij, por tani milionerja e zbuloi atë për fansat e saj të shumtë.

Jenner ka zbuluar më në fund emrin e djalit të saj disa muaj pasi ajo dhe Travis Scott se ia ndryshuan emrin Wolf. Çifti mirëpriti djalin e tyre në shkurt dhe ende nuk e kanë treguar fytyrën e fëmijës, por ajo dha një përditësim të madh për djalin e saj në finalen e Hulu.

Gjatë episodit të së enjtes në “The Kardashians”, i cili është finalja e sezonit të tyre të dytë, 25-vjeçarja shpalli emrin e djalit të saj pasi pretendoi se e kishte ndryshuar atë.

-Advertisement-

“Ky vit ka qenë shumë transformues për mua. Ka kaq shumë gjëra të mahnitshme për të cilat jam shumë e emocionuar. Të rri me foshnjat e mia dhe të zhytem vërtet në punën time. Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur ta ndryshoj. Ndoshta do t’jua them djema në sezonin e tretë”, shtoi ajo duke i shkelur syrin kamerës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera