Nënshkruhet memorandumi Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 12 December 2022
Sot në Tiranë u nënshkrua një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët në mes të tri shteteve të Ballkanit: Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai tha se në këtë memorandum përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mali i Sharrit dhe Mavrova.
“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë” shkroi ministri Aliu.
Ministri po ashti shtoi se kjo marrëveshje është thelbësore për ruajtjen e vlerave mjedisore e ekonomike.
“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të promovojmë e njëherit mbrojmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare” shtoi Aliu./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...
-
Votat nga diaspora do të barten me autobus, KQZ: Drejtues do të jenë zyrtarët e MPJ, shkak mosnënshkrimi i tenderit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë...
-
Driton Selmanaj: Kurti po “djersitet” pas ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryem...
-
Mergim Lushtaku: Mësimdhënësit janë shtylla e zhvillimit të shoqërisë, e PDK adresa e mbështetjes për ta
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mergim Lus...
-
Kjo është videoja me simbolin e paramilitarëve serbë, për të cilën LVV-ja u dënua 35 mijë euro nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 35 mijë euro Lëvizjen...
-
Besnik Tahiri nga Prizreni: Kurti nuk e kupton shtetin, e as zhvillimin
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka ...
-
Provokimi i VV-së me tre gishta në Drenicë, Çitaku: Ky akt i shëmtuar s’është vetëm provokim, është përbuzje, marre
Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së ka reaguar pas dëni...
-
Shahin Dervishaj: Me Prekazin legjendar do e bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...