Nënkryetari i LDK’së: Më 11 qershor do ta çlirojmë edhe një herë Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 16 May 2017
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK, bashkë me partitë e tjera me të cilat ka lidhur koalicion zgjedhor, do ta çlirojnë Kosovën edhe një herë më 11 qershor.
“Pas shkeljes me dy kambë dhe njianshëm të marrëveshjes së koalicionit nga ana e PDK, të cilët e mbështetën mocionin e Nismës, ndihmue edhe nga AAK, VV e Lista Serbe, sipas detyrës kushtetuese dhe mbas konsulltimeve të mbrendshme disa ditore, LDK sot e finalizoi koalicionin parazgjedhor për herë t’parë mbas çlirimit me AKR, Alternativën, Lëvizjen “Vatra”, Lëvizjen për Drejtësi, shoqninë civile e autoritete tjera përfaqësuese në Kosovë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.
“Ky hap i madh asht ndërmarrë për me e çlirue jeten politike nga ata që shtetin e rrxojnë dhe e ngrisin kur t’dojnë, simbas qefeve dhe interasave të tyne paritake. Koalicioni i qendrës së djathtë, i udhëhequn nga LDK, ka ndërmarrë këtë mision për me e çlirue jeten politike me 11 qershor, që koincidon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, me mbështetjen e parezervë dhe të pakursyeshme të qytetarëve të Republikës, të cilët janë themeli i shtetit tonë”, është shprehur Haziri.
“Dy fjalë për fund, unë personalisht kisha nderin me qenë i nominuem dhe i kërkuem, (sikur edhe dy nënkryetarët tjerë) nga kryetari i partisë, që njani prej neve ta udhëheqim këtë kauzë politike. Por, tuj dashtë me kontribue në rritjen e koalicioeve, në mbështetjen ma t’madhe të qytetarëve, sikur edhe për mos i nxjerr qytetarët e mi të dashtun të Gjilanit katër herë në votime gjatë verës, apo edhe kolegët e mi në Podujevë e Istog, vendosëm me i dhanë mbështetje të parezervë zotni Avdullah Hotit, për të cilin kam me punue natë e ditë drejt fitores plebishitare”, ka shkruar nënkryetari i LDK’së.
“I falëmnerit shumë kryeministrit në detyrë dhe qeverisë për planifikimin e investimeve të mëdha për Gjilanin. Njashtu, nji falënderim i pafund shkon për qytetarët e Gjilanit për besimin e tyne, të cilët i lus që t’na mbështesin në këtë kauzë të re”, përfundon shkrimi i Hazirit në Facebook.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...