Lajme

Nënkryetari i Prishtinës: 52% të investimeve kapitale do t’i përfitojnë komunat e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 04 December 2022

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka shpërndarë analizën e Institutit GAP lidhur me projetkbuxhetin e vitit 2023.

Ai përmes një postimi në Facebook, duke u thirrur në këtë analizë, ka shkruar se 52% të investimeve kapitale nga niveli qendror parashihet t’u ndahen tri komunave të VV-së, që njëherit përbëjnë vetëm 9% të territorit e 8% të popullsisë.

“Në një analizë të Instituti GAP, me të drejtë, konstatohet se 52% e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror në komuna do të investohen në tri komunat e udhëhequra nga VV, e të cilat përbëjnë vetëm 9% të territorit e 8% të popullsisë”, shkroi ndër të tjerash ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera