Lajme

Nënkryetari i Parlamentit të Hungarisë: Ne e mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 07 March 2023

Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars se e mbështet aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Kështu tha nënkryetari i parlamentit hungarez, Csaba Hende, pas një takimi me kryetarin e parlamentit suedez, Andreas Norlen, në Stokholm të Suedisë.

“Ne e mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha Hende për agjencinë suedeze të lajmeve TT.

-Advertisement-

Disa ligjvënës hungarezë kanë ngritur dyshime nëse duhet t’i mbështesin aplikimet për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda, duke përmendur ato që ata i quajnë “gënjeshtra të hapura” nga Stokholmi dhe Helsinki për gjendjen e demokracisë në Hungari.

Por, delegacioni hungarez tha të martën se parlamenti do ta ratifikojë përfundimisht aplikimin e Suedisë në NATO.

Nënkryetari i parlamentit hungarez, Csaba Hende, pas një takimi me kryetarin e parlamentit suedez, Andreas Norlen, në Stokholm, Suedi. 7 mars 2023.

Nënkryetari i parlamentit hungarez, Csaba Hende, pas një takimi me kryetarin e parlamentit suedez, Andreas Norlen, në Stokholm, Suedi. 7 mars 2023.

Më 2 mars, Parlamenti i Hungarisë njoftoi se ka shtyrë ratifikimin për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë në seancën e 20 marsit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit këtë çështje. /REL

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera