Lajme

Nëna në Rahovec e gjen pa shenja jete djalin e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 01 May 2023

Një nënë nga Rahoveci ka raportuar në polici se ka gjetur pa shenja jete djalin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30 e ku thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit  me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Rasti në polici është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera