Lajme

Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali im të burgoset ose të vdesë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 20 August 2017

Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë, i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet.

Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

-Advertisement-

Qyteti i Ripollit, i ngritur në kodrinat e Pirenejve pranë kufirit francez, është kthyer në epiqendrën e hetimit, si zona ku jetonin 4 të dyshuarit me origjinë marokene.

Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç, transmeton tch. Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm.

Shefi i policisë së Katalunjës nuk e përjashton mundësinë, që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez.

Ekspertët mendojnë ndërkohë se atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalunjës, përpjekjet e së cilës për pavarësi rrezikojnë të marrin një goditje të fortë. Ato tregojnë se rajoni autonom ka një problem sigurie, ndërsa shtypi vendas pretendon se zyrtarët atje nuk i respektojnë prej muajsh më udhëzimet e Madridit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera