Rozë

Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 01 June 2025

Ndarja e Ledri Vulës me Sara Hoxhën ka qenë shumë e bujshme dhe e komentuar në media.

E së fundmi marrëdhënien e tyre e ka komentuar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula.

Në një intervistë për Klan Kosova, ajo thekson se ka raporte shumë të mira me Sarën, pavarësisht ndarjes së tyre.

-Advertisement-

Megjithatë, Xheri thekson se prindërit nuk gëzohen për raste të tilla, por që vendimi i takon atyre.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar, dy jemi ndjerë teper teper keq. Mirëpo nuk është as çifti i parë as i fundit”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Nuk kemi pasur qejf fare, po të rinjt nuk na pyesin. Unë me Sarën vazhdoj me pas të njëjtën marrëdhënie. Ndarja e tyre është ndarja e tyre. Nuk kemi asnjë antagonizëm me Sarën, Sara e bie vajzën, vjen e viziton gjyshen e Ledrit. Marrëdhëniet e tyre janë shumë korrekte, gjëra të tilla ndodhin”.

Ledri dhe Sara duhet theksuar se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Poem Blu.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy