Lajme

Negociatat për presidentin e Shqipërisë, sot nisin takimet mes grupeve parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 13 May 2022

Mazhoranca dhe opozita do të ulen sot në tryezën e negociatave për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Shqipërisë.

Negociatat do të zhvillohen në nivel grupesh parlamentare dhe ato do të kryesohen nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla.

Takimin e parë Balla do ta zhvillojë me Mesila Dodën e menjëherë pas saj me Fatmir Mediun.

-Advertisement-

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në negociata, ndërkohë që shumica ka përjashtuar nga ky proces përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera