Lajme

Në veri respektohen masat e Qeverisë së Kosovës – ndalohen tre kosovarë e një serbe, nuk respektuan ndalesën

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 26 March 2020

Nga ora 10 deri në 16 dhe nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit është e ndaluar të dilet jashtë.

Kjo masë u mor me vendim të Qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

E ani se thuhej që në veriun e Kosovës po veprohet me masa të Serbisë, kjo nuk po ndodhë.

-Advertisement-

Në fakt atje vetëm gjatë ditës së mërkurë tre kosovarë e një serbe janë ndaluar nga policia pasi dolën në këto kohë, kur nuk lejohet.

Ata u ndaluan nga Policia e Kosovës, gjysmë ore pasi hyri ndalesa, në ora 20 e 30.

“Rr.Vlade Cetkovic, Mitrovica 24.03.2020-20:30.  Raportohet se janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj kosovar dhe një femër serbe shtetase e Serbisë pasi që të njëjtit nuk kane respektuar ndalesën e lëvizjes. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në njërit iu gjet edhe armë, shkruan gazeta inFokus.

“Rr.Vlade Cetkovic, Mitrovica 24.03.2020-20:30. Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nuk ka respektuar ndalesën e lëvizjes, me ç’rast gjate kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim e prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera