Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese(FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 21 July 2017
Universiteti “Kadri Zeka”, në Gjilan ka mbajtur sot provimet pranuese për afatin e parë, për vitin akademik 2017-2018, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Ekonomik, respektivisht programet Banka, Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing dhe programin Menaxhment të studimeve themelore – bachelor dhe për programin master E-Qeverisja, program ky i përbashkët në mes tri Fakulteteve- Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike, brenda Universitetit “ Kadri Zeka”.
Për të parë nga afër këtë proces, Bajram Kosumi Rektor në Universitetin “Kadri Zeka”, së bashku me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe dekanët, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtu provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.
Rektori Bajram Kosumi, të gjithë kandidatëve u uroi suksese në provimin pranues . Ai tha se provim pranues ka filluar me kohë dhe se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonj parregullsi.
Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edh studentët. Medina Krasniqi dhe Medina Rashiti, të cilat iu nënshtruan provimit pranues në Fakulteti Juridik, shpresojnë që do të pranohen dhe se sipas tyre provimi pranues ka qenë i lehtë.
Edhe Patrik Gegiq nga komuniteti Goran, i cili iu nënshtrua provimit pranues në Fakultetin Ekonomik programi Banka Financa dhe Kontabilitet, tha se provimi ka qenë i kuptueshëm, ka pasur sqarime t mjaftueshme nga kujdestarët në sallën , derisa shpreson se do të kalojë me sukses dhe do të jet student i Universitetit “Kadri Zeka”.
Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar mbi 700 maturantë, kurse do të regjistrohen 52 studentë të rregullt për studime bachelor ndërsa 39 për studimet master, ku përfshihen edhe studentë ga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 25 korrik 2017./INFOKUSI
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...