Fun & Video

Në tokë pa ndjenja, vetëm me një grusht (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 24 June 2017

Pamjet shokuese tregojnë se si një avokat goditet vetëm me një grusht dhe humb ndjenjat, gjatë një debati me një grup grash.

Videoja mendohet të jetë regjistruar në Argjentinë, dhe në të nuk tregohet shkaku i debatit jashtë derës së një klubi nate. Personi i veshur me një këmishë të bardhë duket se është përfshirë në një grindje të ashpër me një grup femrash. Në një moment ai thotë: “Më raporto nëse dëshiron, unë jam avokat”.

Por menjëherë pas saj shfaqet një djalë i cili vetëm me një grusht e hedh në tokë avokatin, që mbetet i shtrirë pa ndjenja. Ndërsa femra që e shoqëronte i bërtet “idiot”. Pamjet janë shpërndarë pa fund me të cilën janë krijuar dhe meme me emrin pinaelabogado, (Qëllo avokatin).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera