Në Tik Tok, grupet kriminale shqiptare, shesin certifikata vaksinimi
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 30 January 2022
Duke nisur nga falsifikimi i testeve të COVID, apo gjetja e mënyrave duke korruptuar mjekë të caktuar, në marrjen e certifikatës së vaksinimit.
Në rubrikën Ti Rapoton të TopChannel, ka ardhur një denoncim për një faqe në rrjetin social TikTok që reklamon kundrejt pagesës certifikata vaksinimi.
Personat mbrapa këtij biznesi kriminal, me qendër në Kavaje për të joshur njerëzit, kanë vendosur si logon e E-Albania si foto të llogarisë të tyre.
Reklamimet e biznesit të certifikatave të vaksinimit të falsifikuara, përmes kësaj llogarie kanë nisur në mesin e muajit janar.
Në njërën prej tyre shkruhet:
“Doza vaksinimi 100% të sigurta për të lëvizur nëpër europë. 1-2-3 doza sa të dëshironi. Për më shumë informacion na kontaktoni”.
Shtrirja e këtij grupi kriminal në këtë lloj biznesi nuk është vetëm në Shqipëri, kjo lihet të kuptohet nga një tjetër reklamë e tyre në TikTok.
“Bëjmë doza vaksinash në të gjithë Europën 100% të sigurta”.
Nuk mungojnë garancitë për ata që duan të kenë në xhep një certifikatë vaksinimi të blerë.
“Vaksina Covidi 100% kalimtare nëpër Europë me garanci. Mesazh direkt për më shumë informacion”.
Kontaktuar nga një gazetare e Top Channel çmimi i ofruar për një certifikatë vaksinimi sikur të kesh bërë dy vaksina është 300 euro. Janë të shumtë ata që kanë kontaktuar me mesazhe këtë faqe në TikTok për të blerë këtë lloj shërbimi. Por njëri prej tyre në koment thotë:
“Mos i merrni njerëzit në qafë kot se do fshihen këto falsot dhe do të ngeleni rrugëve dhe pa vaksina të vërteta për tu mbrojtur”.
Top Channel nuk e publikon, emrin e kësaj llogarie në TikTok për mos t’i bërë jehonë këtij aktiviteti kriminal, por detajet ia ka vënë në dispozicion të agjencive ligj-zbatuese.
Të tjera
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...