Lajme

Në Speciale vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së me dëshmitar të ri

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 03 September 2024

Në Gjykatën Speciale sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Kjo seancë vazhdon nga ora 09:00 me dëshmitarin e ri, njofton Klankosova.tv.

Një ditë më parë në Hagë e përfundoi dëshminë, Imer Imeri.

-Advertisement-

Në dëshminë e tij, ai ka përmendur ish-presidentin, Hashim Thaçi, për të cilin tha se ishte i vetmi që ka kërkuar të zbulohen siç thotë ai ‘vrasjet e LDK-së’.

”I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”.

Këtë ai e tha ndërsa pohoi se për këto çështje kishte pasur takim dhe kishte biseduar me ish-presidentin Thaçi.

”Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera