Lajme

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 17 December 2023

Sot në Serbi do të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale e parlamentare.

8 mijë e 273 qendra të votimit atje, do të jenë të hapur nga ora 07:00 deri në ora 20:00.

Të drejtë vote do të kenë 6.5 milionë qytetarë.

-Advertisement-

Këto zgjedhje janë të pestat që nga 2012-ta, derisa të sotmet organizohen pas vetëm 18 muajsh kur u mbajt procesi i fundit zgjedhor.

Zgjedhjet e Serbisë, nuk do të lejohen në Kosovë.

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, do të mund të udhëtojnë për në Serbi, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë, ata do të mund të votojnë në katër qytetet në jug të Serbisë: në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Disa sondazhe publike e nxjerrin partinë e presidentit aktual të Serbisë. Aleksandar Vuçiq, si fituese të zgjedhjeve, në rendin e dytë koalicionin e partive opozitare, dhe të tretën, Partinë Socialiste të ish-ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, që është partnere në koalicion me SNS-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera