“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 10 January 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar menaxhimin që ia ka bërë shëndetësisë në katër vite qeveria Kurti.
Duke folur për këtë temë, Krasniqi ka thënë se akuzat se situata e tanishme në spitalet e Kosovës është si pasojë e qeverisjeve të kaluara, janë akuza të pabaza.
“Nuk është e vërtetë që situata ka ardhur vetëm nga qeveritë e kaluara. Çka kanë bërë ata për katër vite? Shumë pak, madje rritja e pagave është minimale. Ku janë infermierët? Ku është stafi mjekësor? Statistikat që jep kryeministri Kurti janë vetëm mashtrime për mjekët dhe punonjësit e tjerë në sektorin publik”, ka thënë Krasniqi, që edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon për deputete me LDK-në.
Ajo është shprehur e bindur se qeveria Kurti do të përfundoj më 9 shkurt, përkundër që sipas Krasniqit, po tentohet që blihen vota në mënyra të ndryshme.
“E kam një informacion që në spitalin e Mitrovicës, në rastin e Banjskës, nuk ka pas as penjë atë ditë, domethënë që s’ka qenë aspak i përgatitur as spitali i Basnjskës, duke e pasur parasysh që këta kanë marr mesazhe që diçka do të ndodh, sepse derisa dalin edhe folin që ka me pas sulme, ata duhet me qenë të përgatit. Mirëpo, spitali i Mitrovicës nuk ka qenë i pajisur me gjërat elementare atë kohë kur ka ndodh sulmi në Banjskë”, ka deklaruar Krasniqi në një intervistë për “Demos”.
“Kjo qeveri duhet të marrë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi dhë në gjithë sektorët e tjerë. Duhet të sigurohen përmirësime të prekshme për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar tutje ajo. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...