Në raportin e Progresit për Kosovë kritikohet bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Komunave
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 November 2023
Në raportin e Progresit për Kosovë, që është prezantuar disa ditë më parë është përmendur komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe atë të komunave.
Në këtë raport kritikohet ky bashkëpunimi midis nivelit qendror dhe atij lokal.
“Në korrik 2022, Kuvendi miratoi Ligjin për sistemin e menaxhimit të performansës komunale, një instrument i rëndësishëm për promovimin e konkurrencës ndërmjet komunave në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të stimulojnë transparencën. Komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe komunave kanë nevojë për përmirësim. Për sa i përket praktikave të auditimit, është arritur progres drejt mbikëqyrjes më efektive dhe qeverisjes transparente. Komunat nuk shfrytëzojnë mjaftueshëm mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit ndërkomunal”, thuhet në raportin e Progresit për Kosovën.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për “IndeksOnline”-n, ka thënë se komunat gjithnjë janë shprehur të gatshme për bashkëpunim, por që një qasje të tillë nuk e kanë vërejtur nga Qeveria.
“Kjo është për keqardhje dhe shpresojmë që niveli qendror, pra Qeveria do të reflektojnë në përmirësimin e këtij bashkëpunimi, në mënyrë që kjo vërejtje të eliminohet vitin e ardhshëm. Komunat gjithnjë kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por që një qasje e tillë nuk është vërejtur fare nga niveli qendror në shumë ligje, të cilat prekin kompetencat e komunave e të cilat kompetenca janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si edhe me ligjet sektoriale”, theksojë Ibrahimi.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...