Lajme

Në Rahovec pastrohen rrugët dhe trotuaret

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 22 June 2018

Pas reshjeve të mëdha të shiut të rënë ditëve të fundit përveç vërshimeve në bujqësi, probleme janë krijuar edhe në infrastrukturë rrugore, probleme këto që, sipas kumtesës për media nga komuna e Rahovecit, tani më janë evituar apo janë në evitim e sipër nga Komuna.

“Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, rruga “Gëzim Hamza-Piktori” në qytetin e Rahovecit ishte vërshuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa gjatë ditë së enjte operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë pastrimin e rrugës dhe trotuarit të kësaj rrugë”, thuhet në njoftimin për media.

Drejtori Krasniqi potencon faktin se intervenime në infrastrukturë si pasojë e vërshimeve, ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera