Në Prizren fillon mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 07 October 2024
Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty,” në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, të hënën ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovinë.
Përveç ndihmave financiare, po mblidhen edhe gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Kontingjenti i parë i ndihmave pritet të dërgohet gjatë kësaj jave.
Përveç individëve, ndihma ushqimore po dërgohet edhe nga pronarët e disa qendrave tregtare.
Rexhepi tha për Radion Evropa e Lirë se në mbledhjen e parë të Qeverisë, që do të mbahet të mërkurën, do ta shtrojë çështjen e mbështetjes për Bosnjën me ndihma edhe në nivel shtetëror.
Rexhepi bëri apel edhe tek banorët e tjerë të nacionaliteteve të ndryshme që, brenda mundësive të tyre, të kontribuojnë në këtë aksion.
Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnje e Hercegovinën në natën mes të enjtes dhe të premtes, kanë humbur jetën të paktën 19 njerëz, nga të cilët 16 në jug të shtetit dhe tre në Bosnjën Qendrore.
Sipas të dhënave të Kantonit të Hercegovinës-Neretvë, ende po kërkohen nëntë persona të zhdukur nga përmbytjet.
Instituti Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) ka lëshuar një paralajmërim më 7 tetor për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që priten në pjesën më të madhe në jug të shtetit, si dhe në Bosnjën Qendrore të mërkurën, më 9 tetor, gjatë natës dhe orëve të mëngjesit./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën,
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëng...
-
Deliu shpreh ngushëllime me rastin e vdẹkjes së pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut
Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushël...
-
Aksion i Inspektoratit dhe Policisë në Prevallë: Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamion që degradonin mjedisin
Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim ...
-
Siguria në punë mbetet sfidë për punëtorët kosovarë
Pa rrethoja sigurie, pa litar të lidhur e të tjera, puna po vazhdon por jo si...
-
Vdẹs pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik. Kë...
-
Osmani takohet me Radevin, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje, politikë të jashtme dhe arsim
Presidentja Vjosa Osmani, në Budapest të Hungarisë është takuar edhe me homol...
-
Fjala e Buzhalës në New York: Fatkeqësia e Hashim Thaçit, mund të jetë fati i tij – ai quhet Jack Smith
Fjala e plotë e Berat Buzhalës në darkë me bizneset shqiptare në New York...
-
Javën e ardhshme reshje bore në viset malore
Java e ardhshme fillon me mot të ftohtë dhe të thatë. Nga mesi i javës, sipas...
-
Arrestohen dhe dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati
Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fa...
-
A paguajnë kosovarët më së paku për energji elektrike?
Në një postim më 4 nëntor, “Lëvizja Vetëvendosje” publikoi në Facebook një gr...
-
Biden dhe Trump takohen në Zyrën Ovale të mërkurën, thotë Shtëpia e Bardhë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden do të presë të mërkurën presidentin e rizgjed...
-
Kica-Xhelili: Nuk kam pranuar kurrë të bëj kompromis me parimet e mia
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili k...