Lajme

Në prezencën e policisë sulmoi vëllain e tij, arrestohet burri nga Rahoveci

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 12 January 2023

Një person është arrestuar të mërkurën pak para mesnatës në Rahovec, pasi që në prezencën e policisë e ka sulmuar dhe ofenduar vëllain e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, të dyshuarit i është bërë alkool-testi i cili ka rezultuar me 1.86 promil.

Derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në prezencën e policisë e sulmon dhe ofendon viktimën mashkull kosovar (vëllain e tij). Të dyshuarit i është bërë alkool-testi i cili ka rezultuar me 1.86 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera