Lajme

Në prag të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënës të shumtë vizitojnë FSK-në

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 08 February 2023

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë hapur për tri ditë me radhë dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla të shumta në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky organizim ka filluar që sot ku shumë nxënës kanë vizituar FSK-në në prag të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Për nder të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës për tri dite me radhë ka hapur dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla të shumta të Republikës së Kosovës. Ky organizim ka filluar sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me vizitat e një numri të madh të nxënëseve nga Arsimi parashkollor, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, FSK-ja pritet të vizitohet edhe nga nxënësit e Arsimit fillor dhe të mesëm të ulet si dhe ata të Arsimit të mesëm të lartë”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve  gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera