Në Pejë vazhdoi “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 May 2018
Gara e djeshme ka rastis të zhvillohet në dy vjetorin e pranimit të FFK-së në UEFA, ndaj dhe garën e bën më madhështore dhe Fusha e futbollit “Arena” në Pejë ishte mbushur me plotë çupulina në kuadër të garave që tashmë nëpër të gjitha rajonet po i mbanë Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të strategjisë zhvillimore në realizimin e projekteve të ndryshme në partneritet me UEFA-në, qëllimi i të cilit është promovimi dhe masovizimi i futbollit tek të rinjtë, veçmas tek vajzat e reja, shkruan infokusi.
Kontribut të madh në realizimin e Projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”, po japin Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në të gjitha komunat. Deri më tash garat janë mbajtur, në Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan e Mitrovicë, ndërkaq sot janë mbajtur në Pejë. Më shumë se një garë sportive ishte në këtë mini-festival të tetë ekipeve nga tetë shkolla fillore që morën pjesë në garat e sotme, pas një pune të jashtëzakonshme të Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike në Pejë me profesorët e kësaj lënde mësimore nëpër shkolla duke bërë përzgjedhje gjatë garave.
Në përballjet e djeshme të këtyre vajzushave u tregua futboll plotë imagjinatë për moshën e tyre, duke dëshmuar disiplinë dhe frymë sportive si dhe respektim të vendimeve të gjyqtarëve që flet shumë për edukimin sportivë nëpër shkolla. Në finale u takuan ekipi nga shk.fill. “Sami Frashëri” dhe ai i shk.fill. “7 Shtatori”, ku vajzat e shkollës Sami Frashëri nga Ozdrimi u treguan shumë me të mira dhe ngadhënjyen me rezultat 2:1, e për të cilat profesorët thanë se me vite janë e fituese të garave të shkollave fillore në futboll për komunën e Pejës.
Vendi i tretë i takoi ekipit të 28 Nëntorit. Të gjitha ndeshjet i drejtuan gjyqtarët e njohur Ilir Veseli, Ali Peshterri dhe u ndihmoi edhe Flakron Zekaj. Nga ajo që pamë në këto ndeshje, mund të thuhet dhe konstatohet se Peja shumë shpejt do ta ketë një skuadër të femrave madje jo vetëm për të rritura por edhe për U-19 dhe U-16 sidomos kjo grup-mosha e fundit që korospondon edhe me qëllimin e këtij projekti. Madje pati interesim dhe bashkëbisedim se si të themelohen klubet e femrave.
Garat i ndoqën veç shkollarëve edhe një numër i madh i profesorëve. Nesër me garat në Prishtinë përmbyllet cikli i garave në 7 rajonet e Kosovës, ndërsa finalja e këtyre garave do të zhvillohet në ditët në vijim ku do të marrin pjesë 7 ekipet fituese nga rajonet dhe përmbyllet projekti “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”. Pas përfundimit të garave për këtë projekt u shprehen:
Kushtrim Munishi, përzgjedhës u Kombëtares U-19 dhe bartës i projektit
Në garat e deritashme në këto 6 rajone u tregua një interesim i madh. Një angazhim i madh i profesorëve të kulturës fizike si dhe gjatë këtyre garave pamë një interesim të madh, dëshirë e flakët e këtyre vashave të reja dhe dashuri për lojën e futbollit. Kjo na jep shpresë se futbolli i femrave në Kosovë po bëhet gjithnjë e më tërheqës dhe që premton një ardhmëri të mirë. Por, gjithsesi na duhet një punë e madhe dhe angazhim serioz si puna e këtij projekti. Ne shpresojmë se do të ketë edhe projekte të tjera me qëllime të tilla.
Agron Sheremeti, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike Pejë.
Ky është një projekt shumë i qëlluar i FFK-së , që na ka ndihmuar shumë të shohim dëshirën por edhe njohurit për lojën e futbollit për femra. Unë i falënderoj edhe kolegët e mi që u angazhuan jashtëzakonisht për mbarëvajtje e këtyre garave. Unë besoj se ky nuk do të jetë projekti i fundit i FFK-së për këtë qëllim.
Rezultatet
1/8 e finales
Xhemajl Kada – Haxhi Zeka 0:2
Smajl Hajdaraj – 18 Nëntori 1:3
Dardania – 7 Shtatori 0:2
Sami Frashëri – Asdreni 4:0
Gjysmëfinalet
Haxhi Zeka – Sami Frashëri 1:3
28 Nëntori – 7 Shtatori 0:1
Finalja
Sami Frashëri – 7 Shtatori 2:1
Të tjera
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...