Lajme

Në mbrëmje pritet të arrijnë në Kosovë 123 afgan

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 28 August 2021

Në mbrëmje pritet që në Kosovë të aterojnë refugjatët e parë afganë.

Sipas një burimi të Gazetës Infokus ata pritet që të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 18:30.

Deri më tani kjo nuk është konfirmuar nga asnjë institucion vendor.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ministria e Brendshme e Kosovës e mban sekret numrin e azilkërkuesve

Gazeta Infokus merr vesh se sonte në Kosovë do të vijnë 123 afganë ndërsa gjatë të dielës edhe 230 të tjerë.

Kosova ditë më parë është pajtuar që të strehojë refugjatë afganë, si pjesë e një marrëveshjeje me SHBA-në, pas marrjes së pushtetit në talibanët në Kabul. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera