Lajme

Në mbledhjen e qeverisë pritet të votohet grupi punues për themelimin e Institutit për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 25 September 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë pritet të votohet grupi punues i cili do të punojë për të themeluar Institutin për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Selimi nga Kuvendi i Kosovës tha se tashmë e ka bërë kërkesën dhe se ky institut do t’i shërbejë memories kolektive dhe brezave të ardhshme.

“Unë rishtazi e kam dërguar kërkesën në qeveri për të themeluar grupin e ri për të treguar se si do të bëhet, apo kur do të bëhet Instituti për krime të luftës…shpresoj që mbledhjen e ardhshme të qeverisë të paraqitet ky propozim dhe të fillojë ky grupi që mund të bëjë hulumtimin e domosdoshëm për themelimin e Institutit. Pozicioni im politik dhe si bartës i institucionit është që të kemi një institutit për hulumtim e krimeve të luftës që do t’i shërbej memories kolektive tonë dhe brezave të ardhshme”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera