Lajme

Në “listën e zezë” të SHBA, deputeti boshnjak jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 14 April 2022

Deputeti boshnjak Asim Sarajlic, i cili u fut në “listën e zezë” të SHBA-ve në mesin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor, dha dorëheqje nga të gjitha pozitat në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.

Televizioni N1 raporton se Sarajliç është tani ish-kryetar i Grupit Boshnjak në Dhomën e Popullit, Kryetar i Komisionit të Përbashkët Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë dhe Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të BiH në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Duke shpjeguar lëvizjen e tij, Sarajlic tha se ishte detyrë e tij të jepte dorëheqje pas vendimit të qeverisë amerikane.

-Advertisement-

“Si një person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi gjithçka, nuk do të doja të jem pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe partneritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe SHBA-së”, tha Sarajlic.

Ai pret që të gjitha akuzat nga vendimi i qeverisë amerikane dhe provat e mundshme t’i dorëzohen gjyqësorit boshnjak, duke shtuar se është i bindur se do të provojë pafajësinë e tij në një gjyq të drejtë.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera