Lajme

Në kujtim të Nekibe Kelmendit, shpaloset pllaka përkujtimore brenda hapësirave të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 19 June 2024

Në kujtim të jetës dhe veprës së Nekibe Kelmendi, brenda hapësirave të selisë qendreore të LDK-së, është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i saj.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë vajza e Nekibe Kelmendit, Kosovare Kelmendi.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abixhiku, i cili ka thënë se Kelmendi ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave e dhimbjeve fë rënda nuk u gjunjëzua asnjëherë.

-Advertisement-

“Portreti i saj, i vendosur tashmë përballë Enver Malokut, e në varg me të tjerë që do të pasojnë, do të shërbejnë si rikujtim i fuqishëm për secilin që kapërcen nëpër koridorin hyrës të kësaj shtëpie të demokracisë. Se vepra e madhe e lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, është bartur nga njerëz të mëdhenj me ëndrra e përkushtime të mëdha!”, ka shkruar Abdixhiku.

“Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara”.

Ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi, vdiq më 19 qershor të vitit 2011.

Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krah ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera