Lajme

Në Kosovë nuk është e lehtë të bëhet biznes

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 06 October 2020

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë që urgjentisht të ndryshoj procedurat për aplikim në skemën ekzistuese të mbështetjes financiare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), shkruan Gazeta inFokus.

Kjo për faktin se në Kosovë bizneset kanë vështirësi të kenë qasje tek financat, për shkak të procedurave burokratike dhe kostove të larta operacoinale. Sipas raportit të KE-së të publikuar sot, në Kosovë është e lehtë të hapet një biznes por e vështirë të funksionoj si pasoj e burokracive administrative dhe korrupsionit. “Sektori privat i Kosovës është i dominuar nga mikro-ndërmarrjet me potencial të kufizuar për të qenë fitimpruese”, thuhet në këtë raport.

Në kontekstin e krizës COVID-19, Fondi i Garantimit të Kredisë së Kosovës dhe KIESA, sipas këtij Raporti duhet urgjentisht rishikimin e procedurave të aplikimit dhe bashkëfinancimit në mënyrë që më shumë Ndërmarrjet të Vogla dhe të Mesme të mund të përfitojnë nga skema ekzistuese e mbështetjes financiare të lansuar nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmjet agjencisë së saj KIESA. Në Kosovë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë të punësuar 65 % të të punësuarve në sektorin privat dhe 36% ndërmarrjet mikro./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera