Në Kosovë, kostoja e jetesës mujore është rritur për 15% që nga viti i kaluar
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 07 August 2022
Instituti GAP ka publikuar një grafik më të dhëna, ku shihet se një familjeje me pesë anëtarë sot i duhen 774 euro për t’i blerë produktet që kushtonin 670 euro një vit e gjysmë më parë.
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore vazhdon të ndodhë çdo ditë në Kosovë.
Instituti GAP ka publikuar një grafik për rritjen e kostos së jetesës që nga janari i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022.
Sipas grafikut një familjeje me pesë anëtarë sot i duhet 774 euro për t’i blerë produktet që blinte me 670 euro një vit e gjysmë më parë.
Grafiku në fjalë paraqet ndryshimin në koston për blerjen e shportës me produktet dhe shërbime të njëjta për një familje pesë anëtarëshe si rrjedhojë e rritjes së çmimeve në Kosovë.
Pra kostoja e jetesës së një familjeje kosovare është rritur për rreth 15 për qind që nga janari i vitit 2021.
Grafika është bërë bazuar në një anketë për buxhetin e ekonomive familjare për shpenzimet mesatare mujore, ndërsa çmimet janë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Po ashtu çmimi i produkteve ushqimore ka pësuar rritje në ditët e para të këtij muaji.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës lëvizja e çmimeve është vërejtur tek qumështi, djathi, jogurti, patatet e kafeja. Po ashtu, këto ditë janë shtrenjtuar edhe nafta e benzina.
“Jogurt – Mu, 1 litër tashmë është duke u shitur më 1,18 centë, derisa ditë më parë ishte 1,15. Djathë – Rugove, 800 gr aktualisht kushton 5,64 euro, kurse ditë më parë ishte 5,61 euro. Vezë – Konson, 30 copë janë duke u shitur më 4,09 euro. Kurse, patatja e re, 1 kg, kushton 0,58 euro, ditë më parë ishte 0,51 euro. Benzina, 1 litër është duke u shitur më 1,56, ditë më parë ishte 1,55. Nafta 1 litër është duke u shitur më 1,72, kurse ditë më parë ishte 1,71”, ka treguar ASK në raportin ditor të çmimeve.
Kujtojmë se inflacioni në Kosovë ka arritur në mbi 14%, dhe kjo është rritja me e madhe që nga paslufta.
Produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet. Agjencia e Statistikave ka treguar se vetëm në qershor çmimet janë rritur për 1,4 për qind.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...