Lajme

Në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 28 December 2021

KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokacione në Prishtinë.

Me anë të një komunikate për media, KEDS ka njoftuar për lokacionet si dhe orarin e ndërprerjeve.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

1.

Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

NS Palaj 35-kV dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc, qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë-e Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci, Fidanishtë, Fidanishtë-Kastriot, Hashanët, Elektro monti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku.

Arsyeja: Ndërpreje për siguri të sistemit, instalimi i TR2 dhe balancimi i ngarkesës në nënstacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera