Lajme

Në këto qytete nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 26 April 2021

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Prishtinës dhe të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve të domosdoshme në siguri të sistemit dhe në projekte investive.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Prishtinë

Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

1.Në NS 35/10 kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Miradi e Epërme (Kodi: 15018019) prej orës 11:00 deri në ora 14:30

Vendet: Miradi e Epërme.

Arsyeja: Instalimi i trafostacionit të ri në NS Miradi e Epërme.

2.Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Matiçani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.

Arsyeja: Punime në rrjetin e e tensionit të ulët.

3.Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Hajvali-Shkolla (kodi: 190000400002) prej orës 10:30 – 15:00

Vendet: Hajvali te shkolla.

Arsyeja: Punime në Projektin FFK ne Hajvali – NS. 10(20)/0.4 kV

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.Nga TS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Bankes (kodi: 40040001) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Vendet: rr.Dëshmorët e Kombit, rr.Spitalit dhe rr.12 Qershori (një pjesë).

Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera