Lajme

Në katër familje të kryeqytetit pati dhunë në familje vetëm gjatë të mërkurës

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 November 2022

Rastet e dhunës në familje janë shtuar së fundmi.

Vetëm gjatë të mërkurës në Prishtinë janë raportuar katër raste për dhunë në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi për të katër rastet e ndodhura njëherësh dhe secili prej tyre u njoftua se po procedohen në procedurë të rregullt, por pa ndonjë të dhënë tjetër në lidhje me to.
‘’Janë raportuar katër raste të ndryshme për dhunë në familje, janë iniciuar rastet dhe janë dërguar në procedurë të rregullt’’, ka raportuar policia në raportin 24 orësh për ditën e mërkurë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera